Hasani e përcjell deri në aeroport, Blinken niset për Gjermani

8 months ago 18
20:50 15/02/2024

Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken pak minuta më parë ka përfunduar vizitën e tij në Shqipëri. Ai është përcjellë në aeroportin “Nënë Tereza” nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Vizita e tij historike zgjati rreth 8 orë. Ai u takua me personazhet më të rëndësishme politike të Shqipërisë dhe jo vetëm.

Përpos takimeve me kreun e bashkisë Tiranë Erion Veliaj, kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin e Republikës Bajram Begaj, Blinken pati një takim edhe me kreun e SPAK Altin Dumani, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metani dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi. Mungoi një takim me përfaqësues të palës opozitare, duke e arsyetuar me faktin se “sot mori mjaftueshëm nga Shqipëria”.

Në konferencën e përbashkët me Ramën, ai dha disa mesazhe të rëndësishme vlerësimi për Shqipërinë, që nga roli në rajon e deri te ai në Këshillin e Sigurimit të OKB-së./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article