Hasani pret homologun ukrainas: Shqipëria dënon agresionin rus, hapim ambasadë në Kiev brenda vitit

7 months ago 15
08:38 28/02/2024

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë një deklarate për mediat me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba u shpreh se Shqipëria mbështet sovranitetin dhe lirinë territoriale të Ukrainës.

Hasani ndër të tjera gjatë fjalës së tij tha se është diskutuar për avancimin e marrëdhënieve të mira Shqipëri-Ukrainë dhe kanë arritur në dakordësi për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Gjithashtu ministri Hasani u shpreh se ambasada në Kiev mund të hapet brenda këtij viti.

Igli Hasani: Shqipëria mbështet sovranitetin, lirinë, pavarësinë, tërësinë territoriale të Ukrainës. Shqipëria dënon me forcë agresionin rus ndaj Ukrainës. Vijojmë përpjekjet për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e kryera në Ukrainë. Plani me 10 pika i Presidentit Zelenskyy, mundësia më realiste për arritjen e paqes.Bashkë me aleatët, të angazhuar për realizimin e Pikës 5, “Rivendosja e tërësisë territoriale dhe sovranitetit të Ukrainës”. Ukraina, përparësi e punës së Shqipërisë në të gjitha forumet ndërkombëtare. Hapja e Ambasadës tonë në Kiev, shpresojmë brenda këtij viti.

Diskutuam për avancimin e marrëdhënieve të mira Shqipëri-Ukrainë. Në fokus të bisedës, ndihma ekonomike që Shqipëria mund të ofrojë për Ukrainën. Dakortësi për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.Mbështesim avancimin e Ukrainës në rrugën e saj pro-evropiane. Të gatshëm që të ofrojmë përvojën tonë të deritanishme në këtë proces. Uroj që Samiti i sotëm të ofrojë perspektiva të reja për të ardhmen e Ukrainës./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article