“Hë, e ha unë? E kaloj pragun e datës 27?”/ Analiza satirike e Gjekmarkajt: Kronikë e tmerrit që po afron

3 months ago 9

Nga Agron Gjekmarkaj

Kronikë e tmerrit që po afron!

Kongresi i datës 27 pritet si vaki. Pamja e gëzuar e Ermos fliste vetë çi pret evleterit. Qederi i të tjerëve qejfi i saj. Ndihej kudo nëpër fytyrat e vëngërta e kokat e ulura rrafsh me tavolinën, terezia e prishur. Lajmi se pesë ministra që janë nën hetim nga SPAK do shkarkohen po aq pezem e turbulli kishte hedhur mbi banken e Qeverisë. Mamica e veshur me të zeza dukej si sjellësja e fatkeqësise paçka se shikimi mbi të binte gjithsesi. Ajo e para mandaten pat leshuar. E pyesnin me rrallë, “hë, e ha unë? E kaloj pragun e datës 27?”! Ajo lëshonte një eh të tejzgjatur, një si përzhitje e paqartësi bashkë. Gishtin çonte drejt qiellit. Ai e di. Babo që vran e kthjell. Tezja mendonte “gzona” na u bë “hidhërona”. Nikoqiri rrenqethej sa herë fjala tender i kujtohej. Aniles buleza djerse i rreshqisin kur financat i kalonin neper mend, bekuar qofshin blegerimat e dhive mejtonte. Dumani nga llozha u dukej si xhebraili.

Etilda po me shihte më në fund me dhembshuri, madje me liroi dhe karrigen në komision, Tonit që tundte koken me ritmin e farit në det i tha “ i kemi rënë në qafë ketij se ky qyfyre shkruan, nuk duket njeri i keq, po ai Salianji që mos bëftë hajer me ka prishur gjakun në Komision”! Toni rënkoi , u kollit dy a tri here, u mendua, leshoi një psherëtime, pastaj tha “ i poshter është edhe ky e patem rrezik ta kishim ketu ngjitë me bankë, i biem në sy dhe na dokendis, helm shperndan duke qeshur, Dilon e ka bërë me tension, Xhemali sheh dokrrat e tij e beson se tani duhet të shkojë në bibliotekë të lexojë, Nasipi nuk llafoset më se e bën të ndihet në faj, po ai Salianji edhe mua me shkakton aritmi i paudhi, si i dalë nga ferri ngjan”!

Ogi e Ulsia dukeshin si dielli e hija. Mvrenjtej Ogi kallkanosej Ulsia. Qesh ajo shkrihu ai. Qerratai. Majko si zë i kohrave nderhyri “ ketyre nipave të kulakëve nuk u zihet kurrë besë, duhet vigjilence të prishin gjakun”! Prita të pergezoja Klosin sot po ënde nuk ka mberritur. Dje në plazh kishte vënë një liber perpara mbase edhe pe hije , rastesia e desh që kalova aty pranë, u ngrit të me ngjatetonte por i ra në tokë romani në dukje, ishte një kopertine fallco, po lexonte “ Kurbanin”. Kjo është ndershmeri, mardhënjë intime me kryeveprat, jo shtirje, jo dukje, por thellësi. Ndryshe nga Klotilda që si kopertine vë “Kurbanin” dhe poshte lexon dramat e Namik Dokles. Etjeni kishte ngrënë dy vezë të skuqura me gjalpë dhe ënde lepinte buzet. Xhafa dhe Braçe shihnin nga Ulsia e thonin ah maloku po më shumë nuk degjohej.

Tao ishte qethur e rruar taze, dukej si sheleg rrunak. Bora leshonte petalet e heshtjes e perqendrimit me vullnet të palekundur. Ketej nga ne u bë një debat i madh. Kryzevendes Lideri Muli paçka se shpirt njeriu qortoi Gazin Liderin në perspektivë, i cili kishte kaluar pa vënë re Shefe Albanen. I bie si ti shmangesh diellit apo hënës. U thirra për të ndarë sherrin. Ajo ngriti sytë disi përtueshem por durueshëm. Gjykova se ky nuk ishte thjesht një gabim por faj per me teper qe ne të “diversitetit” jemi nën vezhgimin e shefe Albanes se ënde i dukemi të dyshimte, pa le shef Oerdit, Gazi më shumë por edhe unë si kaurr i Kishës së Romes aty afer. Por kur keto re na sillen mbi krye u fryn Hyqymeti Kryezevendes Lideri dhe horizonti duket i qartë. Paqja bie mbi ne si meshë e amëshuar.
Jorushi i Tabakeve na ndiqte me melankoli me një shikim të purpurt si fustani që kishte veshur. Me padjallëzi pyeste pse euroatlantiku Muço nuk vjen kur flitet për drejtësinë kur ai është vetë kalorësi i saj. U qetësua kur e lajmerova që ja ka behur Muçesha.

Nallbati dukej i dorezuar e fatkeq mbi brëngen e vjetër. Murretimi i Mamicës i kishte prerë gjunjët. Edhe ai e kishte humbur shikimin shpuzë. Dukej si rob i zënë në të zezen Spanjë. Dash Sula po aq shihte në thellësitë e tokës si Anteu për të gjetur forcën e qëndresës. Çyrbja kishte ditëlindjen po pret që vetë Babo t’i bëjë një SMS dhe t’ja bëjë zemren më të madhe se kodrat e Shijakut. Kosta kur të gjithë hynin brënda në ftomën e kondicionerit ai ikte me yxhum nëper vape! Nuk e duroja dot aq dhimbje sa ka rënë aty tha e dua të me piqet koka në diell që të ndiej edhe unë vuajtje! Shalsi nuk kishte lepirë vetëm flokët por edhe mendimet, dukej rehat i prehur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article