Hetimet dhe masa për ish-ministrin Beqaj, Lubonja: Prokuroria me regji, përdoret nga Rama

10 months ago 28

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 komentoi  hetimet dhe masën për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në lidhje me koncesionin e sterilizimit.

Sipas tij ka një lehtësim për Beqajn dhe kjo vjen nga pushteti që ka kryeministri Edi Rama, teksa theksoi se Prokuroria është me regji dhe nuk ka të njëjtën qasje si në çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai tha se në rastin e Berishës i ka shkuar çështjes deri në rrënjë ndërsa e kundërta ka ndodhur me Beqajn.

“Ka një lehtësim për Beqajn kjo vjen nga pushtetit që ka Edi Rama. Prokuroria përdoret. Është një prokurori me regji.

Deduksioni të çon që SPAK përdoret nga Rama. ke mi parë si janë vonuar çështjet, si tërheqja e Arben Krajës, inceneratorët e të tjera. Duket sheshit që ka bashkëpunim.

Nuk ka të njëjtën qasje si tek Berisha dhe tek të tjerët. Te Berisha i ka shkuar deri në rrënjë çështjen. Ndërsa këtu nuk shkon atje”, tha Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article