Hetimet për “Sterilizimin”, ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK (VIDEO)

9 months ago 26

Sipas detyrimit ligjor, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur këtë të premete në dyert e SPAK.

Kujtojmë se Beqaj, në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ për hetimet lidhur me sterilizimin, duhet të paraqitet në SPAK çdo të premte në ora 15:30.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme është duke hetuar për veprat penale të korrupsionit e fshehjes së pasurisë, ndërsa urdhëroi kontrollin në shtëpinë e Ilir Beqajt, njerëzve të tij të besuar si dhe zyrat e disa bizneseve e kompanisë farmaceutike.

Ky është një hetim i ri për ish-ministrin e Shëndetësisë, i cili ndodhet në një masë sigurie siç është detyrimi për paraqitje dhe ndalimi për të dalë jashtë vendit, për aferën e koncesionit të sterilizimit, ndërsa po hetohet edhe në lidhje me koncesionin e check up.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article