Në një reagim në Facebook, Klevis Balliu është shprehur se hetimi i Milan Radoiçiç nga pala serbe, e cila sipas tij e urdhëroi, është tallje me BE-në dhe NATO-n.
Ai u shpreh se është e qartë që sulmi terrorist ndaj Kosovës ishte organizuar nga qeveria serbe, ndërsa Radoiçiç ishte “vegla e radhës” që përdori Beogradi.
Balliu shtoi se terroristët e Serbisë duhet të hetohen në Kosovë, aty ku kryen aktin e rëndë.
“Hetimi i Radoiçiç nga ata që e urdhëruan, është tallje me BE dhe NATO.
Është e qartë që sulmi terrorrist ndaj Kosovës, ishte i organizuar nga vete qeveria Serbe. Radoiçiç ishte vegla e radhës që përdori qeveria Serbe.
Shteti që e stërviti e përgatiti e udhëzoj dhe e financoj sulmin terrorrist nuk mund ta hetojë sulmin terrorrist.
Terrorristët e Serbisë duhet të hetohen në Kosovë,aty ku kryen aktin terrorrist”, u shpreh ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb