Hetimi për Berishën/ Dumani: Denoncimi i Ballës shërbeu thjesht si indicie, por…

3 months ago 6

Kreu i SPAK, Altin Dumani, duke folur në Parlament, po i përgjigjet pyetjeve të deputetëve.

Ndër pyetjet që iu drejtuan Dumanit ishte ajo e deputetit Bujar Leskaj në lidhje me arrestimin e Sali Berishës, i cili ndodhet nën hetim lidhur me procedurat për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, dhe prej 30 dhjetorit 2023 ndodhet në “arrest shtëpie”.

Dumani tha se dosja e depozituar nga deputeti Taulant Balla, ish-Kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së, aktualisht ministër i Brendshëm, ka shërbyer thjesht si indicie. Por, sipas tij, prokurorët kanë kryer hetimet e tyre dhe kanë dalë në konkluzionet e tyre bazuar në këto hetime.

Dumani tha se ishin Gjykatat ato që kanë vlerësuar dosjen e paraqitur dhe nuk mund të komentonte vendimet e Gjykatës, përkundrazi i respekton ato. Dumani nuk ka bërë më shumë komente lidhur me çështjen në fjalë, për faktin se ajo është ende nën hetim.

Kreu i SPAK tha se shyqyr që ia kemi arritur ditës që Prokuroria të hetojë dhe arrestojë ish-ministra apo ish-Kryeministra.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article