Deputeti Agron Shehaj në emisionin “Open” në News24 tha se Ilir Beqaj nuk është viktimë, mund të hiqet si viktimë, por në të vërtetë viktimat janë qytetarët.
“Ne duhet të na çudisin politikanët që pasurohen nga pushteti dhe nuk i hyn gjemb në këmbë, dhe jo ata që i shohim me prangat. Është shumë e rëndë ajo që ka bërë, ka vjedhur fondet e shëndetësisë, ndërkohë që ata që shkojnë në spitale nuk kanë ilaçe”, tha Shehaj.
Në vijim, deputeti duke bërë një paralelizëm tha se Beqaj është si anëtari i bandës, që kapet në rrugë dhe më pas banda kujdeset për të.
“Është absurde kjo që ndodhi në Kuvend. Kjo që ndodhi sot tregon se Ilir Beqaj është pjesë e bandës. Ajo që po ndodh është e rëndë, si mundet që një njeri që akuzohet për korrupsion të shkojë në Kuvend dhe të kërkojë poëer point. Ka vjedhur para që duhej të shkonin për ilaçe. Këta në raport me atë që kanë vjedhur, e kanë burgun sikur po rrinë në shtëpi”, tha Shehaj.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb