Kreu i Komisionit Hetimor për TIMS, deputeti demokrat Ervin Salianji, ftoi deputetët socialistë, që të bashkohet raporti i lexuar prej tij dhe ai i paraqitur nga nënkryetari Toni Gogu, në një dokument të vetëm.
Salianji tha se kemi të bëjmë me një nga skandalet më të mëdha, ndërsa kërkoi që Komisioni të dilte me një qëndrim, me një raport.
Pro idesë për të bashkuar dy raportet në një të vetëm, kanë votuar 5 deputetë, ndërsa kundër propozimit të Salianjit kanë votuar në bllok të gjithë deputetët e PS-së.
Me votat e anëtarëve socialistë të Komisionit, është vendosur që si raport zyrtar të paraqitet ai i lexuar nga Toni Gogu.
“Kush është dakort me këtë ccerekraportin e lexuar nga Toni Gogu? Se këta kanë hequr nga raporti edhe ata që na u thanë këtu si shkelje, as e dimë kush e ka shkruar, as e dimë se kush ua ka sjellë”, ishte batuta e rradhës e Salianjit, drejtuar socialistëve.
Në vijim, deputeti demokrat tha se në seancë do të paraqiten të dy raportet, duke thumbuar në këtë rast sërisht socialistët: “uroj që të kemi në sallë kolegët tuaj, që janë kundra paligjshmërisë, edhe pse edhe vetë ju mund të jeni kundër paligjshmërisë, por po e mbroni këtu”.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb