Hidhet shorti për kualifikimet e Euro 2024, Kosova U19 mëson kundërshtarët në Elite Raund

10 months ago 11

Sot (e enjte) në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2023/2024 për kombëtaret U19.

Ekipi i Kosovës U19 ka mësuar tashmë kundërshtarët në fazën e Elite Raund, ku në këto kualifikime janë gjithsej 7 grupe me nga 4 skuadra.

Dardanët e rinj janë shortuar në grupin e parë së bashku me kombëtaren e Spanjës, Austrinë dhe Slloveninë.

Turneu kualifikues i këtij grupi do të mbahet në Slloveni, derisa datat kur do të zhvillohen ndeshjet janë 20/23/26 mars 2024.

Kualifikimin për në Evropian e sigurojnë skuadrat lidere të grupeve përkatëse. /Telegrafi/

Read Entire Article