Historia e Brigadës ukrainase që i kaloi tri net për t’ia marr tankun modern ushtarëve rusë

3 months ago 11
Reklamë

Në fillim të prillit, një grup usht arësh rusë sulmuan pozicionet mbrojtëse të Brigadës së 12-të Azov të ushtrisë ukrainase, në periferi të Ternyt në lindje të Ukrainës.

Kjo betejë përfundoi në një mënyrë të pazakontë. Shpërthimi i minave dhe dronët ukrainas goditën rusët, kurse ata pak ushtarët të Vladimir Putinit që mbijetuan braktisën makinerinë e tyre luftarake dhe u rikthyen në pozicionet e tyre të mëparshme – vetëm qindra metra larg.

Ajo çfarë lanë pas ishte diçka speciale – një tank të ri pothuajse të paprekur T-72B3M, një prej më të mëdhenjve që rusët përdorin, transmeton Telegrafi.

Brigada e 12-të Azov i kaloi tre net duke vëzhguar dhe tentuar ta marrë tankun 51 tonësh T-72. Dy muaj më vonë, T-72 përdoret nga e njëjta Brigadë ukrainase, por se kësaj radhe duke goditur me të pozicionet ruse.

Korrespondenti ukrainas i luftës Yuriy Butusov, është takuar së fundmi me eprorët e kësaj Brigade me të cilët bisedoi për këtë operacion.

“Pse ky tank është shumë i famshëm. Të gjithë në internet po flasin për të”, pyeti ushtarët Butusov.

“Është trofeu i parë i këtij lloji në këtë luftë. Është një tank gjigant me pajisje moderne”, tha ushtaraku Krym. /Telegrafi/

This fascinating video by Butusov presents the story of the defender of Mariupol with the call sign “Krym”, who lost one eye in the battle for the city. This man is one of the most experienced tankmen in Ukraine. Here he talks about the capture of the Russian T-72 B3M tank… pic.twitter.com/eNTGpyMdnk

— WarTranslated (Dmitri) (@wartranslated) June 3, 2024

Read Entire Article