Hodhën molotov në protestën e parë, arrestohen dy persona, po shkonin sërish para Bashkisë së Tiranës

6 months ago 8

Lulzim Nela dhe Ahmet Maja janë dy protestuesit e Rithemelimit që u arrestuan sot paradite nga policia e Tiranës.

Ata kërkoheshin nga uniformat blu pasi gjatë protestës së parë para bashkisë së Tiranës, hodhën bomba Molotov drejt institucionit.

Burime për BalkanWeb bëjnë të ditur se ata janë arrestuar sot duke shkuar në protestë, rreth orës 10.00, teksa po i drejtoheshin bashkisë së Tiranës.

Akuza ndaj tyre është ajo për mbajtje dhe përdorim të lëndëve piroteknike.

Edhe gjatë protestës së sotme, e katërta radhazi, protestuesit hodhën bomba molotov drejt bashkisë së Tiranës. Protesta u shpërnda pas rreth 2 ore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article