Homazhe në teatrin ‘Migjeni’ për Charlie Chaplin shqiptar, i jepet sot lamtumira e fundit mjeshtrit të humorit, Zef Deda

10 months ago 47

Balkanweb app Get it on Google Play

I jepet sot lamtumira e fundit, mjeshtrit të madh të humorit, aktorit shkodran Zef Deda, i cili u nda dje nga jeta pas një sëmundje të rëndë.

Deda ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare, ndërsa dha frymë në qytetin e tij të lindjes dhe atje ku zhvilloi karrierën artistike. Në shenjë nderimi për aktorin e njohur, në hollin e Teatrit “Migjeni”, që ishte edhe “shtëpia e dytë” për artistin e ndjerë, po mbahen homazhe.

Pas homazheve, në orën 13:00, kortezhi do niset për në meshë dhe më pas aktori do të përcillet për në banesën e fundit.

KUSH ISHTE ZEF DEDA
Zef Deda ishte një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950, ndërsa u shkollua në qytetin e tij të lindjes, dhe në Politeknikumin e Ndërtimit në Tiranë. Deda filloi shkollën e lartë për Gjuhë-Letërsi, por nuk e mbaroi dot për arsye shëndetësore. Aktori ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël, pasi me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike ai arrinte të realizonte qindra figura artistike.

Pas një shkëputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit. Zef Deda gjithashtu ka interpretuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article