Hong Kongu, vendi i radhës që priti vitin e ri

10 months ago 11

Hong Kongu, vendi i radhës që priti vitin e ri

Hong Kongu mirëpriti vitin e ri.

Festimet përfshijnë një muzikal 12-minutësh fishekzjarre nga Victoria Harbor – shfaqja më e gjatë dhe më e madhe që qyteti ka përjetuar ndonjëherë.

Dhjetëra mijëra njerëz përreth portit po shijojnë shfaqjen spektakolare të mjeteve piroteknike, raporton bbc.

Shfaqja – me temë “Legjenda e re e Vitit të Ri” – përshkruan ndryshimin e stinëve dhe bukurinë e natyrës.

Qytete të tjera në Kinë – përfshirë Pekinin – po mirëpresin gjithashtu 2024.

Ndryshe, Kiribati është vendi i parë në botë që mirëpriti vitin e ri 2024, gjegjësisht 15 minuta më vonë edhe Ishujt Chatham. /Telegrafi/

Read Entire Article