Humbasin Argjentina dhe Brazili

11 months ago 19
21:07 17/11/2023

Argjentinasit pësojnë disfatën e parë në kualifikueset e Botërorit 2026

Argjentina kampione e Botës në fuqi pësoi humbjen e parë në kualifikueset e Botërorit 2026. Uruguai e befasoi duke e mundur me rezultatin 2 – 0 në sfidën e zhvilluar në Buenos Aires.

Golat u shënuan nga Araujo dhe Nunez në fundin e secilës pjesë edhe pse argjentinasit patën më shumë mundësi shënimi. Kjo ishte humbja e parë pas 1 viti për Argjentinën. Disfatë edhe për Brazilin, e dyta radhazi në kualifikueset e Kupës së Botës.

Brazilianët që kanë marrë vetëm 1 pikë në 3 ndeshjet e fundit u mundën 2 – 1 nga Kolumbia. Golit të minutave të para të realizuar nga Martinelli, iu kundërpërgjigj Luis Diaz në të 75’ dhe të 79’. Sulmuesi kolumbian kishte edhe babanë në stadium, i cili ishte rrëmbyer dhe u lirua vetëm pak ditë më parë pasi u mbajt peng për disa javë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article