Efektivët e Komisariatit në Gjirokastër u kanë ardhur në ndihmë 2 turistëve nga Danimarka.
Sipas policisë, turistëve u kishte humbur çanta gjtaë udhëtimit.
Menjëherë Shërbimet e Policisë, kanë nisur kërkimet dhe verifikimet duke bërë të mundur gjetjen e çantës poshtë serdiljes së furgonin që kishin udhëtuar në drejtim të Gjirokastrës.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër gjejnë dhe i dorëzojnë dy tursistëve nga Danimarka, çantën e dorës që e kishin humbur gjatë udhëtimit.
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër janë paraqitur 2 tursitë danezë të cilët kërkuan ndihmën e Policisë për të gjetur çantën e dorës, në të cilën kishin dokumentet e identifikimit, karta të bankës, një celular dhe një shumë parash, të cilët nuk ishin të sigurt ku e kishin humbur.
Menjëherë Shërbimet e Policisë, kanë nisur kërkimet dhe verifikimet duke bërë të mundur gjetjen e çantës poshtë serdiljes së furgonin që kishin udhëtuar në drejtim të Gjirokastrës.
Punonjësit e Policisë ju kanë dorëzuar çantën, dy turistëve, të cilët kanë falënderuar punonjësit e Policisë, për gatishmërinë, ndihmën dhe korrektësinë e treguar.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb