Humbi lojën, Adri Rrogaqi detyrohet t’i depilojë këmbët para të gjithëve

10 months ago 21

Adri Rrogaqi dhe Gani Gërmia kanë qenë përballë njëri-tjetrit gjatë një loje që u zhvillua ditën e djeshme (e martë) në Big Brother VIP Kosova 2.

Ata po luanin me shishe, gjersa gazetari e humoristi i dha një detyrë, në rast se do i qëllonte atij.

Këngëtari humbi sfidën dhe u detyrua t’i depilonte këmbët përpara të gjithëve.

Foto: Screenshot/YouTube

Ganiu ndërkohë u përkujdes që t’ia sillte të gjitha gjërat e nevojshme në oborrin e shtëpisë, situatë kjo që shkaktoi mjaft të qeshura.

Ata vazhduan të bisedonin rreth kësaj, përfshirë këtu edhe konkurrentët e tjerë që po qëndronin afër.

Foto: Screenshot/YouTube

Veç tij, lojën e humbën edhe disa të tjerë si Kaderi e Besi, të cilët po ashtu u transformuan në ‘burrë e grua’.

E përfshirë në sfidë ishte edhe DJ Miss Rose, e cila gjithashtu u shfaq në rolin e mashkullit. /Telegrafi/

Read Entire Article