Humbi penallti ndaj Interit, sulmuesi i Hellas Verona merr kërcënime të shumta në rrjetet sociale

9 months ago 20

Hellas Verona zhvilloi një ndeshje shumë të mirë përballë Interit në “San Siro”, por në fund doli pa pikë pas humbjes 2-1, e ku Thomas Henry kishte një rast të artë të barazonte nga pika e bardhë.

Sulmuesi francez, i cili realizoi golin e barazimit në minutën e 74-të, goditi shtyllën nga penalltia, ku pas këtij veprimi ka marr kërcënime me jetë nga tifozët e tij.

29-vjeçari ka reaguar në rrjetet sociale, aty ku thekson se ai dhe familjarët e tij janë kërcënuar me jetë pas humbjes së penalltisë.

Thomas Henry'nin 90+10'da kaçırdığı penaltı, Inter'i galibiyete götürdü.#VerilenSözMülakatsızdı #EmekliMaaşınaÇöktüler #cumartesi Devlet Bahçeli $myra pic.twitter.com/B6jsnQhqxM

— No Context Futbol (@sayfaiki) January 6, 2024

“Për të gjithë njerëzit që mendojnë se e njohin futbollin më mirë se kushdo tjetër dhe që fyejnë familjen time duke i uruar vdekjen, shpresoj që një ditë të gjeni paqen në jetën tuaj të vogël”.

“Gabimet janë pjesë e sportit dhe prandaj do të vazhdoj të punoj për të qenë më i mirë se më parë. Një ditë fiton, një ditë humb, një ditë shënon, një ditë gabon. Kjo është jeta ime si futbollist”.

“Jam krenar që kam mundur të shënoj golin tim të dytë në karrierë në ‘San Siro’ pas dëmtimit të ligamentit. Gjithmonë me kokën lart, gjithmonë përpara”, ka thënë Henry. /Telegrafi/

Read Entire Article