Helikopterët e marinës amerikane kanë fundosur tri anije të Huthi, gjatë një përleshje të ashpër në Detin e Kuq.
Komanda qendrore e SHBA-ve ka njoftuar se Huthi kishin sulmuar anijen Hangzhou të kompanisë daneze Maersk, transmeton Telegrafi.
Më herët ishte bërë e ditur se USS Gravely, ka rrëzuar dy raketa kundër anije në Detin e Kuq që i kishte lansuar Huthi në drejtim të anijes Hangzhou që lundron nën flamurin e Singaporit.
Anija Maersk Hangzhou kishte dërguar sinjalin e dytë për ndihmë, më pak se 24 orë pasi anija kishte raportuar sulmin nga katër anije të Huthi që mbështeten nga Irani, u tha nga ushtria amerikane në X.
Huthi kishin shtënë mbi anijen nga një distancë prej 20 metrash, duke tentuar të hipin në të, megjithatë sigurimi iu kundërpërgjigj.
Ishin dërguar helikopterët e ushtrisë amerikane në atë lokacion, si përgjigje ndaj sinjalit që ishin duke u sulmuar nga Huthi.
Helikopterët e marinës amerikane u janë kundërpërgjigjur me zjarr, duke arriture të fundosin tre nga katër anijet – duke neutralizuar edhe ekuipazhin në to. /Telegrafi/