Hysa fiton brezin e WBC

11 months ago 42
23:40 18/11/2023

Dueli mes Nurjes dhe Ramirezit përfundon në dhunë

Nelson Hysa fitoi brezin e federatës WBC në duelin e peshave të rënda me bjellorusin Viktar Çvarkou. Kundërshtari i Hysës u tërhoq në raundin e tretë për shkak të një dëmtimi, duke sjellë edhe fitoren e 12 në boksin profesionist për shqiptarin. Por në aktivitetin e mbajtur në sallën sportive “Feti Borova” pati edhe një incident.

Dueli i boksit mes Denis Nurjes dhe kolumianit Ramirez u shoqërua me dhunë. Në momentin kur Nurja po merrte ndihmën e mjekut boksieri kolumbian e goditi duke sjellë acarimin e tifozëve që u ngjitën në ring. Vetëm ndërhyrja e forcave të sigurisë ndali kaosin.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article