I dehuri në timon tenton të korruptojë oficerin e policisë

10 months ago 46

Një shtetas që drejtonte mjetin në gjendje të dehur, u arrestua nga policia rrugore. Me anë të një njoftimi, policia sqaroi drejtuesi i mjetit ka tentuar të korruptojë oficerin e policisë për të shmangur dënimin.

“Respektimi i ligjit dhe integriteti janë elementë thelbësorë për një shoqëri! Së fundmi, në Bulevardin ‘Gjergj Fishta’ në Tiranë, efektivët e Policisë Rrugore 🚔 ndaluan një drejtues mjeti në gjendje të dehur 🍻, i cili më pas tentoi të korruptojë oficerin 💸 për të shmangur ndëshkimin. Ky veprim jo vetëm që shkel ligjin ⚖️, por minon edhe besimin në institucionet tona. Jemi të ndërgjegjshëm dhe zgjedhim rrugën e drejtësisë dhe integritetit. #RespektoLigjin #Integriteti #SiguriaRrugore”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article