I dërguari me punë nga SHBA, David Wisner vizitë në Spitalin Amerikan, njihet me infrastrukturën dhe investimet në shërbimin shëndetësor

9 months ago 39

I Ngarkuari me Punë pranë Ambasadës Amerikane David Wisner është pritur ditën e sotme nga CEO i Spitalit Amerikan në ambientet e këtij të fundit.

Wisner-it iu prezantua infrastruktura spitalore si edhe investimet e filluara që prej 2008 nga Southeast Europe Equilty Fund ll të cilët kanë përmirësuar shërbimin shëndetësor në Shqipëri.

Ai po ashtu vizitoi Departamentin e Radiologjisë e Qendrën STROKE dhe takoi ekipin mjekësor të drejtuar nga Prof. Dr. Mentor Petrela për të mësuar më shumë rreth shërbimeve mjekësore të avancuara që ofrohen në Spitalin Amerikan.

Postimi i Spitalit Amerikan:

Në Spitalin Amerikan është mirëpritur në takim z. David Wisner, I ngarkuari me Punë pranë Ambasadës Amerikane nga Dr. Klodian Allajbeu, CEO I Spitalit Amerikan. Gjatë kësaj vizite Dr. Allajbeu i prezantoi infrastrukturën spitalore, investimet e filluara që prej 2008 nga Southeast Europe Equilty Fund ll të cilët kanë përmirësuar shërbimin shëndetsor në Shqipëri.
Teknologjia inovatore e ofruar nga General Elektrik, Medtronic, Jonson and Jonson, Boston Scinetific etj, e shoqeruar me ekspertizën e mjekeve shqiptare dhe të huaj ka sherbyer si katalizator Jo vetëm për Spitalin Amerikan por edhe për shërbimin shendetsor publik në vend duke i dhënë mundësi pacienteve shqiptar të marrin shërbime Shendestore të avancuara ku vite para ato ishin të mundshme vetëm jashtë vendit.
Z. Wisner vizitoi Departamentin e Radiologjisë e Qendren STROKE dhe takoi ekipin mjeksor të drejtuar nga Prof. Dr. Mentor Petrela për të mësuar më shumë rreth shërbimeve mjeksore të avancuara që ofrohen në Spitalin Amerikan.
Dr. Allajbeu i prezantoi historikun e përgjithshëm të spitalit, sukseset, sfidat e kaluara dhe aktuale me të cilat perballet sistemi shendetsor, si edhe planet për të rritur prezencën e brendeve amerikane me qëllim përmirësimin e shërbimit mjeksor ndaj qytetarëve shqiptare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article