“I fejuar e ia fut duart tjetrës”, Linda debaton ashpër me Bucin – ky i fundit e ofendon duke e quajtur “lopë” atë dhe Shqipen

10 months ago 28

Tensionet kanë kapur kulmin në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku Linda dhe Buci janë përfshirë në një debat të ashpër dhe të mbushur me akuza.

Dinamika e shtëpisë ka marrë një kthesë dramatike me përplasjen e tyre, ku në mes të diskutimeve, Buci ka bërë një koment ofendues që e ka shkaktuar polemikë të madhe brenda dhe jashtë shtëpisë.

Gjërat janë përshkallëzuar kur Buci, në përpjekje për të ilustruar një pikë gjatë një bisede, ka krahasuar Lindën dhe Shqipen me “dy lopë”, duke përdorur një shembull të papërshtatshëm rreth kafshëve.

Ky koment ka nxitur reagime të menjëhershme dhe të ashpra nga të dyja banoret, të cilat nuk e kanë pritur mirë këtë krahasim dhe kanë shprehur menjëherë pakënaqësinë e tyre.

Përndryshe, këtë javë janë gjithsej gjashtë banorë në nominim: Kader Kicaj, Shqipe Hysenaj, Blero, Lumbardh Salihu, Miss Rose dhe Gani Gërmia.

Një prej emrave të mësipërm që do të rezultojë më pak i votuari nga publiku, do të duhet të lërë të premten shtëpinë më të famshme në vend. /Telegrafi/

Read Entire Article