I hapën profil në ‘Tik Tok’ ku i denigronin imazhin, nëna e katër fëmijëve vret vetën me fostoksinë

9 months ago 21

Një profil fals i hapur në ‘Tik Tok” me emrin ne saj, ku denigrohej nga ana morale dhe bullizohej nga kolegët, dyshohet të jetë bërë i vetëvrasjes së një 41-vjeçareje në Durrës.

Nëna e katër fëmijëve, mëngjesin e 2 janarit është transportuar në spital, pasi kishte konsumuar fostoksinë, për shkak të gjendjes së rënduar emocionale që po përjetonte.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ajo u transportua menjëherë drejt Traumës në Tiranë, ku ka ndërruar jetë një ditë më vonë.

Policia ka nisur tashmë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti të rëndë, ndërsa mësohet se gruaja kishte denoncuar një vit më parë pranë autoriteteve këtë adresë false që i denigronte figurën  nga ana morale, por nuk dihet nëse është marrë parasysh apo jo.

Mësohet se gruaja me origjinë nga Dibra, jetonte në Durrës me fëmijët e saj, më i madhi 21 vjeç dhe më i vogli 10 vjeç, ndërsa bashkëshorti ishte emigrant në Greqi, dhe ishte kthyer për festat e fundvitit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article