Sot në varrezat e Kalabrisë në Itali i është dhënë lamtumira e fundit At Antonio Belushit, priftit arbëresh i cili gjithë jetën e tij ishte angazhuar për kauzën shqiptare.
Belushi ishte quajtur edhe “Ati shpirtëror i arbëreshëve të Italisë” dhe kishte qenë pritës i pothuaj të gjithë shqiptarëve që i vizitonin arbëreshët në Itali.
Në arkivolin e Belushit u vendosën sipër flamuri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës.
Belushi a shërbyer si prift famullitar arbëresh dhe ka themeluar revistat “Vatra Jonë, “Lidhja”, shoqatën kulturore dhe shtëpinë botuese “G. Kastrioti”, Bibliotekën Ndërkombëtare “Bellusci”.
Antonio Belushi ka botuar studime në periodikët “Shejzat”, “Zgjimi”, “Katundi Ynë”, “Studime Filologjike”, “Përparimi”.
Që nga viti 1962, ai ka bërë udhëtime, studime dhe kërkime etnografike në vende të ndryshme, ka marrë pjesë në veprimtari shkencore në kuvende, kongrese në Itali, Shqipëri, Kosovë, Itali, SHBA, Australi.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb