I jepet lamtumira e fundit legjendës së futbollit, Mario Zagallo

9 months ago 12
20:11 08/01/2024

Familja, miqtë dhe tifozët i dhanë lamtumirën e fundit legjendës së futbollit brazilian Mario Zagallo në një ceremoni në Rio de Zhaneiro. Më herët në selinë e Konfederatës Braziliane të Futbollit, figurat kryesore të botës sportive u mblodhën për të nderuar katër herë kampionin e Botës.

Zagallo, ishte i vetmi person në glob që fitoi katër Kupa Bote si lojtar i kombëtares së Brazilit dhe një tjetër si trajner.

Një anësor i majtë i talentuar, Zagallo ishte pjesë e skuadrës që fitoi Kupën e parë në vitin 1958. Në vitin 1970, ai drejtoi kombëtaren braziliane që në përbërje kishte futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave si Pele, Jairzinho, Rivellino dhe Tostao, një ekip që shumë e konsiderojnë si më mirin që ka luajtur ndonjëherë në sportin e futbollit.

Mario Zagallo, ishte ndihmës trajner kur Brazili fitoi titullin e katërt në 1994 në Shtetet e Bashkuara.

Zagallo u përcoll për në banesën e fundit dhe në rrugë tifozët mbanin në duar tabela dhe lule për t’i dhënë lamtumirën.

Zagallo, i cili fitoi katër Kupa Botërore të futbollit për Brazilin si lojtar ose si trajner, vdiq të shtunën në moshën 92-vjeçare. Brazili shpalli tre ditë zie dhe flamuri kombëtar u ul në gjysmështizë në të gjithë vendin.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article