I kanosi familjarin, 3 persona dhunojnë përfaqësuesin e një objekti kulti

3 months ago 16

Përfaqësuesi i një objekti kulti u dhunua nga 3 persona, me pretendimin se ai i kishte kanosur një familjar. Ngjarja ka ndodhur në Berat, ndërsa ndaj të gjithë personave të përfshirë ka nisur proçedimi në gjendje të lirë.

Njoftimi nga Policia

Komisariati i Policisë Berat referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, për shtetasit G. K., 36 vjeç dhe E. V., 51 vjeç, të dy banues në Berat, pasi ditën e sotme, kanë goditur me grushte shtetasin E. S., 40 vjeç, banues në Berat, me pretendimin se 40-vjeçari kishte kanosur familjarin e tyre (përfaqësues i një objekti kulti).

Për shtetasin E. S., ditën e djeshme, pas konsultimit me prokurorin, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për këtë rast, për veprën penale “Kanosja”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Beratit, për hetime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article