“I kishit harruar ca kohë, tani keni nisur më dërgoni sms anonime”, Rama mesazh të ‘tijve’ në Vlorë: Mos më pyesni më!

10 months ago 18

Balkanweb app Get it on Google Play

Gjatë Asamblesë së Përgjithshme sot në Vlorë, ndër të tjera Edi Rama iu drejtua mbështetësve të tij duke u thënë se nuk duhet ta pyesin më se përse kreu i kësaj Bashkie, Ermal Dredha, merr në punë mbështetës të PD.

Sipas Ramës, nëse ata janë të aftë në punën dhe kontributin e tyre, atëherë nuk duhet të ketë asnjë pikëpyetje dhe nuk duhet hequr mundësia për të punuar në administratë, edhe pse kanë votuar PD.

“Marr ca sms anonime, i kishin harruar ca kohë, tani i filluat prapë. Në këto sms anonime më thonë pse Ermali kërkon të marrë në parti demokratë. Kush i bën këto sms e ka gabim, dhe Ermali ka të drejtë, në parim flas. Nuk duhet të mërziten pse demokratët merren në punë kur janë demokratë. Për këtë arsye është shumë e pakuptimtë që të merremi më këtë pjesë. Ana tjetër është që për hir të së vërtetës, pas kaq vitesh në qeveri, s’besoj se ka mbetur njeri pa i dhënë hakun. Sigurisht ka pasur njerëz, dhe mund të ketë akoma që nuk e kanë merituar me punën e tyre atë besim që u është dhënë, dhe këta njerëz duhet të vihen para përgjegjësisë. Por ndarjen socialistë dhe demokratë kur vjen puna te kontributi që gjithsecili mund të japë në një bashki, askush nuk duhet ta bëjë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article