I magazinuar jashtë kushteve të sigurisë ushqimore, AKU bllokon 52 tonë miell

10 months ago 23

Balkanweb app Get it on Google Play

Trupat inspektuese të Drejtorisë Rajonale Fier, kanë ushtruar kontroll në një magazinë ushqimore që ka si aktivitet ruajtje shpërndarje në temperaturë ambienti, të produkteve miell, makarona etj, pas një denoncimi të ardhur nga mediat.

Gjatë ushtrimit të kontrollit trupat inspektuese konstatuan se subjekti nuk plotësonte kushtet e përgjithshme higjieno-sanitare, produktet ushqimore ruheshin jashtë kushteve të përshtatshme higjieno-sanitare, në ambientet e magazinimit u gjendën brejtës dhe shpendë.

Subjekti nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit HACCP dhe kishte mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë.
Për këto shkelje të konstatuara, trupa inspektuese sipas legjislacionit në fuqi, vendosi menjëherë masën e ndërprerjes së aktivitetit, u bë bllokimi i 52 ton produkte ushqimore me destinacion asgjësimin, si dhe u vendosën masat administrative me gjobë në vlerën e 700,000 lekëve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron konsumatorët, që do të vijojë pandërprerë kontrollet në të gjithë vendin, në garantim të sigurisë ushqimore. AKU gjithashtu falënderon mediat për denoncimin e rasteve të tilla dhe fton çdo qytetar të bashkëpunojnë duke denoncuar, pasi siguria ushqimore është çështje e të gjithëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article