I moshuari del në mëngjes nga shtëpia në Librazhd dhe nuk kthehet më/ Djali bën denoncimin në polici

10 months ago 11

Një 75-vjeçar ka humbur kontaktet me familjen e tij.

Policia njofton se i moshuari ka dalë në mëngjes në orën 10:00 nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Djali i tij ka bërë denoncimin në polici, për të gjetur babain e tij.

Në Komisariatin e Policisë Librazhd ka kallëzuar shtetasi T. L., 30 vjeç, banues në Tiranë, se ditën e djeshme, rreth orës 10:00, ka humbur kontaktet me babanë e tij, shtetasin H. L., 75 vjeç, banues në fshatin Sebisht, Librazhd, i cili pasi ka dalë nga banesa në mëngjes nuk është kthyer më. Policia vijon punën për gjetjen e 75-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Read Entire Article