Policia e Fierit ka dhënë detaje të reja në lidhje me një aksident të rëndë të ndodhur sot në qytetin jugor.
Efektivët e Fierit shprehen se në një njoftim më parë është thënë se gjeneralitetet e viktimës ishin L.Ç dhe se ishte 81 vjeç. Por, pas verifikimeve, mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi I.B dhe ishte 75 vjeç. Policia thotë se ka arrestuar shoferin që shkaktoi aksidentin, M.J, 47 vjeç.
“Fier/Informacion shtesë
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. J., 47 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. B., 75 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, ka humbur jetën.
Sqarojmë se në njoftimin paraprak të dhënë më parë, gjeneralitetet dhe mosha e shtetasit që humbi jetën nuk ishin të sakta.
Pas verifikimeve të kryera në morgun e Spitalit Fier me ndihmën dhe të familjarëve, rezultoi se gjeneralitetet janë I.B., 75 vjeç dhe jo L.Ç., 81 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb