I mungon leja e punës, Henderson mund të detyrohet të presë deri në shkurt për të debutuar me Ajaxin

9 months ago 19

Blerja e re e Ajaxit, mesfushori Jordan Henderson, mund të detyrohet të presë deri në mes të muajit shkurt për të bërë debutimin e tij me ekipin holandez.

Henderson e kompletoi kalimin nga Ajaxi gjatë kësaj jave nga Al-Ettifaq, duke i dhënë fund aventurës së tij në Arabinë Saudite e cila shkaktoi shumë bujë.

Mesfushori anglez tani do të ketë për synim që t’i lë përshtypje përzgjedhësit të Anglisë, Gareth Southgate, dhe të nis përpjekjet e shtetit të tij për të fituar Kampionatin Evropian për herë të parë në historinë e tyre.

Sidoqoftë, ai mund të mos jetë në gjendje ta bëjë këtë, të paktën deri në muajin shkurt.

Fillimi i aventurës tek Ajaxi është vënë në pauzë, pasi që klubi duhet të aplikojë dhe të pres rezultatin e një leje të punës për lojtarin.

Që prej se Britania e Madhe u largua nga Bashkimi Evropian, Henderson nuk është i lejuar që të luajë pa një leje pune pasi që nuk ka një pasaportë të Bashkimit Evropian.

Përkundër aplikimit të tij që tashmë është pothuajse i konfirmuar, ky proces mund të zgjasë me javë të tëra, duke e shtyrë rikthimin e Henderson në futbollin evropian./Telegrafi/

Read Entire Article