I ‘ngujuar’ në Kuvend, Salianji komenton përjashtimin nga seancat: S’do të ketë normalitet parlamentar deri sa…

1 year ago 13

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji nga ambientet e Kuvendit, ku është ‘ngujuar’ bashkë me kolegë të tjerë të opozitës, komentoi përjashtimin e tij dhe të 25 ligjvënësve.

Në një lidhje përmes skype për News24, Salianji theksoi se maxhoranca e ka shndërruar Kuvendin si kasollen e vetë, dhe madje shkon deri aty sa fik edhe dritat.

“E kanë si kasollen e vetë ata. Ndaj ne jemi këtu në mbështetje të qytetarëve. Këta mendojnë se e kanë kasollen e vetë, kanë fikur dhe dritat dhe e kanë vendosur dhe kyçin. Kjo është ëndrra e Edi Ramës dhe e PS që mos të ketë opozitë. Është mësuar me opozitë të trukuar dhe do të që vazhdojë me të njëjtën logjike. Ne jemi këtu si përfaqësues të qytetarëve, s’kemi ardhur këtu për qefin tonë. Ne do të qëndrojmë këtu deri sa të kthehet Kuvendi në situatë të ligjshmëri. Në të kundërt nuk ka për të pasur normaliteti Kuvendi. Janë të gjithë ata deputetë që janë përjashtuar. Mund ta kenë bërë me qëllim që të vijnë dhe të zhvillojnë një seancë normale.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article