“I padobishëm”, zyrtari i klubit të Ligës Premier përjashtohet nga federata për fyerje ndaj Anthony Taylor

10 months ago 30

Drejtori sportiv i Wolves është gjobitur dhe ndëshkuar me ndalim pasi ka sharë gjyqtarin Anthony Taylor.

Federata angleze akuzoi Matt Hobbs për sjellje të pahijshme pasi ai e quajti Taylor “të padobishëm” pas barazimit të diskutueshëm 2-2 të Wolves me Newcastle.

Drejtiori i Wolves, Matt Hobbs është përjashtuar për një lojë pasi shau Anthony Taylor.

Skuadra e Gary O’Neill shkoi pas një penalltie të dyshimtë pas një kontrolli jashtëzakonisht të gjatë VAR.

Vetë menaxheri i Wolves e quajti vendimin “skandaloz”.

Dhe pas lojës, Hobbs e shau Taylorin duke thënë gjithashtu në mënyrë sarkastike “ne presim përsëri faljen tuaj”.

Hobbs, i cili shprehu pendim për sjelljen e tij të keqe, tha se ishte bërë “gjithnjë e më i frustruar” për vendimet e Taylor.

Ai tani është përjashtuar për ndeshjen e radhës të Wolves kundër Arsenalit.

Dhe Hobbs duhet të paguajë gjithashtu një gjobë prej 5,000 euro pasi Wolves u kap në një tjetër stuhi diskutimesh nga VAR kundër Fulham. /Telegrafi/

Read Entire Article