“I plagosuri qëndroi 10 minuta i shtrirë, i mbuluar me gjak”, flet dëshmitarja e ngjarjes në Shkodër: Autori…

10 months ago 25

Një grua ka qenë dëshmitare në ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës, ,ku një person ka plagosur me armë zjarri 40-vjeçarin Aleksandër Currin.

Ai deklaron se ka parë autorin duke u larguar me vrap pas ngjarjes, ndërsa i plagosuri ka qëndruar për rreth 10 minuta i shtrirë në trotuar, deri sa ka mbërritur policia dhe ambulanca.

“Iku vrap, i ra aty, edhe pikë. I dhashë ndihmën. Unë isha këtu… shkova atje e pashë, kishte rënë në tokë. E kanë parë të tërë ngjarjen. Ka qëndruar rreth 10 minuta i shtrirë i plagosuri. Në stomak kishte gjak… iku në këmbë autori, iku vrap dhe më pas u fut në këtë qoshe… nuk di gjë më”, shprehet dëshmitarja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article