Poeti i njohur, Agim Doçi vijon ende në gjendje kritike për jetën në Shërbimin Neurovaskular në QSUT.
Ai u shtrua në spital mëngjesin e djeshëm në Qendrën Stroke, pasi shfaqi çrregullim të të folurit dhe pamundësi në ruajtjen e ekuilibrit.
Doçi, 76 vjeç, po mbahet në monitorim të rreptë nga ekipi mjekësor.
Agim Doçi është autor i qindrave teksteve të këngëve shumë të njohura, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë përfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion.
Sondazh
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb