Një 64-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi i vuri flakën vetes në ambientet e banesës së tij në Ballsh. Policia njoftoi se shtetasi Sh.M, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Fierit, pasi ka tentuar të vetëdigjet në banesë.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 11:10, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Fierit, shtetasi Sh. M., rreth 64 vjeç, banues në Ballsh, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, pasi ka tentuar të vetëdigjet në banesë, duke hedhur lëndë djegëse (benzinë) në trup.
Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb