IDF-ja izraelite thotë se djali i ministrit të kabinetit të luftës është vrarë në Gaza

10 months ago 40

Gal Meir Eisenkot, djali i ministrit të qeverisë izraelite Gadi Eisenkot, është vrarë në veri të Gazës, ka njoftuar sot IDF-ja, shkruan CNN.

“Rreshteri 25 vjeç, ushtar në Batalionin 699 të Brigadës së Rezervës 551, vdiq në betejë”, tha IDF në një deklaratë, transmeton Telegrafi.

Babai i tij ishte shef i shtabit të përgjithshëm të IDF-së nga shkurti 2015 deri në janar 2019, dhe shërbeu në ushtri për më shumë se katër dekada.

Gadi Eisenkot iu bashkua kabinetit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, si ministër pa portofol pas sulmit të Hamasit më 7 tetor.

Ai u zgjodh në Knesset (Parlament) në vitin 2022 dhe është anëtar i partisë së Unitetit Kombëtar të Benny Gantz.

Gantz bëri homazhe për Gal Meir Eisenkot, duke thënë në një deklaratë: “Qoftë i bekuar kujtimi i Galit dhe kujtimi i të gjithë atyre që ranë në betejën për shtëpinë e të gjithëve ne. Gjithashtu në emër të tij, edhe në emër të tyre, ne vazhdojmë misionin”.

Netanyahu gjithashtu i shprehu ngushëllimet e tij Gadi Eisenkotit.

“Qeveria e Izraelit dhe qytetarët e Izraelit vajtojnë bashkë me ju. Heronjtë tanë nuk ranë kot. Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fitore”, shkroi Netanyahu në X.

Gjithsej 88 ushtarë të IDF janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori. /Telegrafi/

Read Entire Article