Ilion Lika mes veteranëve të 2023

9 months ago 11
20:13 09/01/2024

Futbollisti i tetë më i moshuar në botë i vitit të kaluar

Ilion Lika është një ndër futbollistët më të moshuar në botë i aktivizuar gjatë vitit 2023.

Portieri veteran i Tiranës është i teti në këtë renditje. Lika luajti ndaj Laçit në kampionat më 3 tetor kur ishte 43 vjeç e 139 ditë sipas të dhënave të publikuara nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll. Ilion Lika ka më shumë se çerek shekulli në futbollin profesionist.

Në listën e veteranëve të 2023 në krye ndodhet një portier hungarez. Geza Turi u aktivizua në moshën 49 vjeç e 64 ditë me skuadrën Klaksvik të Ishujve Faroe.

Mes njohjeve të vjetra të futbollit Europian është Roque Santa Cruz. Sulmuesi i cili triumfoi në Champions League me Bayern më shumë se 2 dekada më parë luajti për Libertad të Paraguajit kur ishte 42 vjeç e 109 ditë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article