Ilir Daja deklarohet rreth fitores ndaj Lirisë që e riktheu Ballkanin në krye të Superligës

6 months ago 5

Ballkani triumfoi 2-0 në shtëpi përballë Lirisë në kuadër të javës së 28-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Ilir Daja ka thënë se ata e merituan këtë fitore, por që duhet të vazhdojnë me këtë ritëm edhe në tetë ndeshjet e mbetura.

“Liria ka një publik që e mbështet ekipin, këtë e dëshmoi edhe sot”, ka thënë pas ndeshjes strategu i Ballkanit për ArtSport.

“Kam tjetër falënderim që edhe përkundër pozitës po e respekton kampionatin. Tregoi dëshirë për të fituar pikë ndaj nesh”.

“Ne vazhdojmë të mos jemi në gjendjen më të mirë, kjo më shumë nga ana psikologjike për shkak të rezultateve”.

“U liruam me golin e Gripshit dhe mendoj se duhet të vazhdojmë me këtë ritëm. Janë edhe tetë finale dhe jemi ende në garë për Kupë”, ka shtuar më tej Daja. /Telegrafi/

Read Entire Article