Imazhe që tregojnë si është bërë ukrainasi që i kaloi dy vite në burgjet ruse

3 months ago 16
Reklamë

Ukrainasi Roman Gorilyk është pothuajse vetëm kockë. Brinjët i shihen qartë, kurse barku pothuajse i ka humbur i tëri, e krahët dhe nyjat theksohen në lëkurën e tij të zbehtë.

Kjo i ndodhi si rezultat i kushteve ekstreme dhe keqtrajtimit, që i është bërë gjatë dy viteve që i kaloi në burgjet ruse, transmeton Telegrafi.

Ish-roja në centralin bërthamor Çernobil në veri të Ukrainës, u zu nga trupat ruse në mars të vitit 2022, pak pasi Moska filloi pushtimin e Ukrainës, shkruan CNN.

Por ai u lirua të premten e kaluar dhe është një nga 75 të burgosurit ukrainas, që u shkëmbyen me 75 rusë që ishin zënë rob lufte nga ukrainasit.

Autoritetet ukrainase kanë publikuar disa fotografi të 40-vjeçarit, për të dëshmuar se çfarë janë në gjendje të bëjnë rusët.

“Gjendja e Romanit dhe të burgosurve tjerë ukrainas janë një skenë horrori që të asocion me anën më të errët të historisë së njerëzimit – kampet naziste të përqendrimit”, u tha në një kumtesë.

Këshilltari i presidentit ukrainas Mykhailo Podolyak, ka thënë se të burgosurit janë rikthyer në Ukrainë në “gjendje të mjerueshme”.

Tortura, mungesa e ushqimit dhe ujit, rrahjet dhe dhuna e ushtrua mbi ta, ishte përditshmëri siç edhe mund të shihet në fotografi e postuar në platformën X. /Telegrafi/

Read Entire Article