Incident i rëndë në Fier, makina përfshihet nga flakët në ecje, dyshohet se…

8 months ago 9

Një automjet tip “Mercedes Benz” është përfshirë nga flakët teksa ka qenë në ecje vetëm disa momente më herët pranë një qendre tregtare në Fier.

Sapo kanë pikasur flakët, drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët kanë dalë nga mjeti dhe nuk kanë pësuar lëndime fizike.

Paraprakisht dyshohet se mjeti mund të jetë përfshirë nga flakët si pasojë e një defekti teknik.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësit dhe policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të këtij incidenti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article