Incidentet në Kuvend/ Analiza, përse ndodhën tensionet politike

1 year ago 13

Populli i ka votëbesuar për t’i përfaqësuar në Parlament, për të nxjerr në pah dhe zgjidhur problemet e tyre, por ligjvënësit këtë godinë e kanë kthyer në një arenë dyluftimi.

Konflikti i djeshëm që arriti deri në konfrontim fizik mes dy deputetëve, Bledion Nallbati të Rithemelimit dhe Vullnet Sinaj të PS, solli dhe një herë në vëmendje, shkeljen e të gjitha normave të komunikimit që ndodhin në Parlament, ku fokus duket se nuk janë më qytetarët.

“E shikojë si një rezultat të një procesi të gjatë të uljes së nivelit të përfaqësimit në Parlamentin e Shqipërisë. Mendojë që një pjesë e mirë e deputetëve që sot janë pjesë e Parlamentit nuk e shikojnë karrierën e tyre të lidhur me votëbesimin në parlament për shkak se sistemi  i favorizon ata si të preferuar të kryetarëve të partisë. Rrjedhimisht nuk e ndjejnë peshën që ka të jesh përfaqësues i popullit në Parlament. Kjo i bën sigurisht deri diku arrogant, i bën të papërgjegjshëm në sjellje, për të mos folur pastaj për respektim të normave minimale të etikës në Parlament. Nuk arrij dot të shikojë më një seancë normale prej kohësh, vazhdimisht ka sjellje vulgare, gjuhë urrejtje, fyerje ndaj njëri tjetrit”, tha Erlis Çela-pedagog komunikimi.

Në Parlament janë zhvendosur jo vetëm debatet e ashpra mes opozitës dhe maxhorancës, por edhe ato që vijnë si rrjedhojë e ndarjes së vet Partisë Demokratike. Edhe në situatën e krijuar në seancën e fundit parlamentare, palët opozitare nuk e mbështesin njëra-tjetrën.

“Kjo është dëshmi e plotë e krizës së thellë qe ka kapluar gjithë atë lloj fluksi opozitar që zhvillojë atë gjë dje në Parlament. Një formacion politik, me një krizë totale, i pa besueshëm para publikut, që nuk prodhon dot politika, nuk ka ça bën gjë tjetër dhe është i detyruar të bëjë veprime të tilla që nuk sjellin asgjë. Në vetvete të shkëputura veprime të tilla mund të jenë të pranueshme në kuptimin që janë obstruksion por këto nuk mund të jenë të pranueshme përsa kohë që nuk zgjidhin gjëra që janë themelore. Kur nuk të dëgjojnë njerëzit, nuk të besojnë, nuk të ecën fjala, do flasësh gjithë ditën, do bësh zhurmë, do bllokosh situata, institucione sepse nuk ke më gjë tjetër për tu bërë i dëgjueshëm”, u shpreh Fitim Zekthi-anëtar kryesie i PD.

Shpesh herë janë parë në Parlamentin e Shqipërisë debate të ashpra, gjuhë urrejtjeje apo dhe konfrontime fizike. Masa më e rëndë disiplinore për një deputet është përjashtimi për 10 ditë nga Parlamenti. E kjo mesa duket nuk është e mjaftueshme që ligjvënësit e zgjedhur nga populli, të reflektojnë për sjelljen e tyre.

Top Channel

Read Entire Article