Indrit Çullhaj merr medalje bronzi në Angli

6 months ago 10
Reklamë
19:21 26/02/2024

Xhudisti shqiptar arrin sukses në “British Open”

Indrit Çullhaj mori medalje bronzi në British Xhudo Open. Sportisti shqiptar i peshës deri 73 kilogramë arriti 5 fitore dhe 1 humbje në këtë turne ndërkombëtar ku vetëm në peshën e tij ishin 47 pjesëmarrës.

Kjo ishte gara e parë në këtë vit për Indrit Çullhajn. Aktivitetet e radhës do të jenë Kampionati Europian në Kroaci, Botërori në Dubai dhe aktivitet e tjerë që vlejnë për kualifikim në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article