“Integrimi, kyç për të ardhmen”! Kryeministri i Spanjës në Samit: Po punojmë për një Evropë të bashkuar, rajoni të angazhohet

1 year ago 24

cfoli në Samitin e Procesit të Berlinit, që po zhvillohet në Tiranë, për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Për kryeministrin spanjoll, integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është një proces kyç për të ardhmen e rajonit.

“Shpreh mirënjohje për Procesin e Berlinit. Këshilli Evropian ka luajtur rol shumë të rëndësishëm që ju të bëheni pjesë e BE dhe ky është një rol i rëndësishëm. Takimi ynë ndodh në një moment kyc, pasi sfidat e kontinentit kanë bërë që zgjerimi të jetë në krye të agjendës së saj. Të ardhmen duhet ta ndërtojmë së bashku dhe kjo kërkon përpjekje nga të gjithë. Ne jemi tërësisht të angazhuar dhe do punojmë për një Evropë të bashkuar. Ne kërkojmë nga Procesi i Berlinit angazhimin nga rajoni. Ne besojmë se mund të kemi gjëra të mira në të ardhmen. E rëndësishme është që qytetarët të shohin arritje të prekshme”, tha kryeministri spanjoll.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article