“Dy herë u futa në thikë në spital publik”/ Rama: Janë bërë përmirësime në shëndetësi! Për pensionistët, do bëjmë maksimumin…

2 hours ago 21

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij përpara pensionistëve, ndër të tjera tha se në kohën e qeverisjes së PS janë bërë përmirësime në shëndetësi.

Rama tha se është i pari kryeministër që “është futur në thikë dy herë” në spital publik. Kreu i qeverisë shtoi se pensionistët meritojnë shumë dhe se qeveria do të bëjë gjithçka për ta.

“Janë bërë përmirësime në shëndetësi, edhe pse shumë biznemsenë nuk paguajnë taksë shëndetësore. Jam krenar për shëndetësinë tonë. E kam provë. Dy herë jam futur në thikë në spital publik.

Ku të futesha në thikë unë në kohën që qeverinë e drejtonin mjekët, nuk futesha dot në thikë atëherë. Unë e premtoj se ne do bëjmë sforcën maksimale për pensionistët”, tha Rama.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article