Inteligjenca e SHBA: Terroristët e Banjskës, lidhje me Serbinë e Rusinë

1 year ago 22
18:17 28/09/2023

Analistët e sigurisë thonë se ngjarja në veri të Kosovës përputhet me doktrinën destabilizuese të Putin

Ekspertë të fushës së sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se personat e grupit të armatosur që vrau policin në veri të Kosovës, janë të lidhur me forcat speciale serbe dhe inteligjencën ushtarake ruse.

Rebekah Koffler, drejtuese e një firme konsulence në fushën e sigurisë dhe një ish-oficere e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, tha për tv Fox News se sulmuesit ishin të trajnuar profesionalisht dhe disa prej tyre flisnin serbisht dhe rusisht.

“Ata flisnin serbisht dhe rusisht. Ndërsa prania e mercenarëve Wagner nuk mund të konfirmohet, nuk e përjashtoj mundësinë e pjesëmarrjes së tyre në këto ngjarje të fundit.”

Koffler u shpreh gjithashtu se operacionet e fshehta të destabilizimit të kryera nga grupe mercenare si Ëagner janë një strategji e vjetër e përdorur nga Putini kur ai ka nevojë për të fshehur dorën e qeverisë ruse.

“As Rusia dhe as Serbia, të cilët janë aleatë të vendosur, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Është qëllimi i tyre afatgjatë për të ndryshuar situatën. Ka të dhëna se Rusia dhe Serbia po punojnë së bashku. Kjo sjellje shkon për shtat me doktrinën ruse të destabilizimit dhe duket sikur Putini ndihmoi Vuçiçin për të zhvilluar një fushatë destabilizuese në Kosovë me qëllim për të hequr vëmendjen e forcave Ëashingtonit dhe Nato-s nga Ukraina.”

Të paktën 30 persona të armatosur bllokuan një rrugë në fshatin Banjskë të populluar me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe më pas sulmuan policinë e Kosovës.

Mendimi i këtyre analistëve të pavarur është i rëndësishëm sepse ende pa mbaruar hetimet, Serbia është përpjekur të dezinformojë dhe të largojë përgjegjësinë nga vetja duke ngritur pretendime të ndryshme për ditën e ngjarjes ose terrenin. Në ngjarjen e 24 Shtatorit u vra polici i Kosovës Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër efektiv në mbrojtje të sovranitetit territorial të vendit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article