Intensifikohet sulmi i Izraelit, përleshje të ashpra në Gazën Jugore

10 months ago 20
23:04 06/12/2023

Forcat izraelite intensifikuan e ofensivën e tyre në Gaza këtë të mërkurë. Ofensiva është përqendruar në Khan Younis në jug dhe Jabalia ku kanë mbetur qindra mijëra civilë. Ushtria izraelite goditi 250 objektiva të Gazës brenda një dite duke shkatërruar tunele nëntokësore, depo armësh etj. Një sulm izraelit në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gaza qendrore vrau të paktën gjashtë persona ndërsa plagosi disa të tjerë duke shkatërruar disa ndërtesa.

OKB ka bërë të ditur se masakra e civilëve duhet të ndalet, ndërsa spitalet e Gazës përpiqen të përballojnë një rritje të numrit të palestinezëve që kanë nevojë për kujdes urgjent. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari konfirmoi se ende 138 pengje mbahen në Gaza dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të bëjë më shumë për të siguruar lirimin e tyre si dhe Kryqit të Kuq që duhet të ketë qasje te pengjet.

Moti i ftohtë po e përkeqëson edhe më tej situatën, teksa mungojnë veshjet dhe strehimoret nuk janë të sigurta. Lufta ka vrarë më shumë se 16,200 njerëz në Gaza, 70% prej tyre gra dhe fëmijë dhe ka plagosur më shumë se 42,000 persona. 

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article