Inter 5-1 Milan: Tri gjërat që nuk u panë në televizion

1 year ago 65
Reklamë

Interi ka mposhtur me rezultat të thellë 5-1 Milanin, në derbin i cili u zhvillua sot në “San Siro”.

Henrikh Mkhitaryan shënoi dy herë, ndërsa nga një gol shtuan Marcus Thuram, Hakan Calhangolu dhe Davide Frattesi për Interin. Në anën tjetër Rafael Leao shënoi për Milanin.

Ne ju sjellim tri gjëra që ndoshta nuk i keni parë nëpërmjet televizorit:

FANSAT

Si zakonisht, shfaqja nisi para fillimit të ndeshjes, me koreografitë fantastike të cilat na i dhuruan Curva Nord dhe Curva Sud. Interi kishte përparësinë e terrenit vendas, kështu që shumica e fansave veshën ngjyrat kaltër dhe zi. Mbështetësit e Interit bënë shaka me ata të Milanit për humbjen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve vitin e kaluar dhe vazhduan gjatë ndeshjes duke kënduar edhe këngën e famshme ‘Pioli is on fire.’. Fansat e Milanit u hakmorën duke kënduar ‘Ju jeni kampion Evrope’, por kundërpërgjigjja e tyre ishte e dobët njësojë si paraqitja e djelmoshave të Piolit në fushë.

This is the Milan Derby. #InterMilan #DerbyMilano pic.twitter.com/oWp0g5Y9w9

— Lorenzo Bettoni (@LoreBetto) September 16, 2023

PIOLI

Një natë e vështirë ishte për trajnerin e Rossonerëve i cili u pa nga fansat dhe opinionistët si përgjegjësi kryesor për performancën katastrofale të Milanit ndaj rivalëve të qytetit. Ai shpesh u ankua te mesfushorët dhe qendërmbrojtësit e tij, veçanërisht pas aksionit ku pësuan golin e tretë. Me të mbaruar ndeshja, 57-vjeçari përgëzoi disa prej kundërshtarëve të tij, por jo edhe fansat e Milanit, Curva Sud, pasi menjëherë më pas iu drejtua dhomës së zhveshjes.

FRATTESI

Ashtu siç pritej, mesfushori Italian nuk startoi për ekipin e Interit pasi Simone Inzaghi zgjodhi Henrikh Mkhitaryan në qendër të mesfushës së bashku me Nicolo Barellan dhe Hakan Calhanoglun. Ky vendim doli të jetë i drejtë, sepse armeni shënoi dy herë në portën e kundërshtarit dhe dhuroi një assist. Sidoqoftë, Frattesi u fut në fushë nga banka rezervë i etur për të kontribuar, veçanërisht pasi shënoi dy gola për Italinë në “San Siro” më herët gjatë kësaj jave. Pak minuta pa përfunduar takimi, Frattesi shënoi gol të cilin e festoi duke hequr fanellën, veprim ky që bëri që gjyqtari Simone Sozza ta ndëshkojë me karton të verdhë.

🚨🚨| GOAL: Frattesi makes it FIVE!!

Inter Milan 5-1 AC Milanpic.twitter.com/30r1PzKozW

— Ken Adams 𝕏 (@45mX2) September 16, 2023

/Telegrafi/

Read Entire Article