Inter fluturon drejt titullit

6 months ago 21
Reklamë
13:02 26/02/2024

Asist i Asllanit, Lautaro Martinez rekord golash ne Serie A

Lautaro Martinez ishte sërish vendimtar për Interin. Sulmuesi argjentinas regjistroi rekorde të shumta në fitoren që zikaltërit shënuan 4-0 në transfertën e Leçe. Një sukses me protagonist Martinez, që pas dopietës, u ngjit në kuotën e 101 golave në kampionatin italian.

Pas asistit të Asllani, 26-vjeçari u bë lojtari i tretë i huaj që festoi golin e 100 me Interin, pas Njurs dhe Mauro Icardi. Martinez realizoi edhe golin e tretë të sfidës, të 22-in në Serie A këtë sezon. Ai gjendet në mesin e lojtarëve që kanë shënuar më shumë se 20 gola në tre sezone radhazi në 65 vitet e fundit. Gabriel Batistuta, Antonio di Natale, Edinson Cavani dhe Cristiano Ronaldo kanë arritur një kuotë të tillë golash.

“Kjo fitore do të thotë shumë për ne. Po tregojmë qëndrueshmëri të vërtetë dhe po luajmë futboll të shkëlqyeshëm kundër të gjithëve. Unë luaj për të shënuar dhe për rekorde, por e rëndësishme është që Inter të fitojë. Jam i lumtur sepse këta gola e ndihmojnë skuadrën për të marrë sa më shumë pikë”.

Me fitoren ndaj Leçe, Inter konfirmoj se është edhe skuadra e momentit në transfertë në 5 kampionatet kryesore të Europës. Që nga janari i vitit të shkuar, zikaltërit kanë fituar 16 herë, për të qenë përkrah Manchester City. Inter numëron 66 pikë në krye të kampionatit italian, duke qenë në rrugën e duhur drejt titullit kampion.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article